01/05/2024
Botë

VIDEO/ Pamje të frikshme në Abu Dhabi, avioni fluturon për 3 orë dhe detyrohet të kthehet sërish në të njëjtin aeroport

    Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të mëdha të martën në Dubai, ndërsa rrugët u kthyen në “lumenj”. Probleme pati edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, i cili në vetëm pak minuta stuhi u “pushtua” nga uji.

    Avionët e mëdhenj dukeshin më tepër si varka që lëviznin nëpër aeroportin e përmbytur. Si pasojë e kësaj stuhie autoritetet përkatëse u detyruan që të anulojnë fluturimet. Ndërkohë, së fundmi të tjera pamje po bëhen virale në rrjet nga stuhia e frikshme që përfshiu vendin më 16 prill.

    Nga një video e publikuar në rrjetet sociale shihet teksa avioni fluturon për tre orë dhe detyrohet të kthehet sërish në të njëjtin aeroport.

    Avioni i linjës Abu Dhabi-Yereven u detyrua të kthehej sërish në aeroportin e Abu Dhabit, pasi rrufeja goditi xhamin e avionit.