03/05/2024
Shqipëri

17-vjeçari i vjedh “Snapchatin” dhe kërcënon të miturën: Do të publikoj fotot intime nëse s’kryen marrëdhënie seksuale me mua

Foto ilustruese

    Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi shantazhonte një tjetër të mitur. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se adoleshenti i kishte vjedhur 16-vjeçares llogarinë në “Snapchat” dhe e shtantazhonte atë se do t’i publikonte fotot personale nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

    I riu u arrestua, ndërkohë veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut

    “16 vjeçarja shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte”, thuhet në njoftimin e Policisë.