26/07/2024
Shqipëri

VIDEO/ Aksidenti me dy të vdekur, momenti kur zetori zë poshtë 21 vjeçarin

     

    Dy persona humbën jetën në 10 prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit, pasi zetori me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal. Si pasojë fatkeqësisht gjetën vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit bujqësor, 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj.

    Ndërkohë, së fundmi është publikuar edhe momenti kur zetori del nga rruga. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë rënë në kanal mu afër urës së këmbësorëve.

    Shoferi dhe pasagjeri gjetën vdekjen e menjëhershme, pasi u zunë poshtë nga zetori i cili u përmbys në kanalin me ujë.