26/07/2024
Shqipëri

PAMJE/ Automjeti i Policisë humb kontrollin dhe përfundon buzë lumit, plagosen dy efektivët

    Një aksident,  ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë.

    Sipas pamjeve të publikuara në rrjet shihet se në këtë ngjarje është përfshirë një automjet Policie. Siç shihet dhe nga fotot mjeti ka përfunduar buzë lumit të Lanës.

    PAMJE/ Automjeti i Policisë në Tiranë humb kontrollin dhe

    Pamje nga aksidenti

    Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i Shkozës. Automjeti i Policisë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rrugës. Dy efektivët kanë mbetur të plagosur.