08/12/2024
Lajme Maqedoni

Partia më e rëndësishme se besimtarët, si Salim Sulejmani anuloi udhëtimin që kishte përgatitur për në Umrah

    Tani mban “veshur petkun” e politikanit, mirëpo para se kandidatura e tij t’i njoftohej nga anëtarët e koalicionit VLEN, Salim Sulejmani ishte duke përgatitur udhëtim për besimtarët për t’i çuar në Umrah.

    Siç shihet dhe nga paketa që Sulejmani kishte organizuar udhëtimi ishte planifikuar për në datën 25 prill 2024 dhe kthimi në 6 maj 2024. Çdo gjë ishte e mirëorganizuar duke filluar nga vizitat, fluturimi, fjetja, hotelet si dhe transfertat. Paketat që Sulejmani kishte menduar varionin nga 1380 euro deri në 1510 euro për ata që do të qëndronin në dhomë dyshe.

    Por, kandidatura e tij në Zonën 5 për koalicionin “VLEN” bëri që ky organizim nga Sulejmani të anulohej. Sigurisht, Hoxha duhet të kishte mundësi të merrej me fushatë, në fund të fund Partia është ajo që ka më tepër rëndësi!