03/05/2024
Botë Lajme Shqipëri

Sërish zi në familjen Shala, vdes tragjikisht 25-vjeçari shqiptar në Itali, sapo ishte bërë baba

    Një aksident tragjik i ka marrë jetën të riut shqiptar në Itali. Haris Shala, 25-vjeç, humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Verona.

    I riu shqiptar, babai i një vajze po udhëtonte me kamion drejt Modenës, në momentin kur u përplas një nga një fugon me përmasa të vogla. Siç thuhet në mediat italiane përplasja ka ndodhur mes kamionit me të cilin po udhëtonte shqiptari dhe një fugoni. Të dy automjetet po udhëtimin në drejtim të Modenës në momentin që u përplasën në aksin me një korsi.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikësja. Zjarrfikësit përdorën gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e pajetë të Harisit nga kabina e kamionit.  Ndërkohë, mësohet se shoferi i mjetit tjetër nuk mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

    Haris Shala ishte i njohur në qytet. Prej disa kohësh ia punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Për të gjithë ishte djali shembullor, punëtor dhe i pëlqente shumë të luante futboll.

    “Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm”, ka thënë një prej shokëve të 25-vjeçarit.

    Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Shala, pasi vetëm 3 vite më parë ata kanë humbur dhe një tjetër djalë të familjes. Më 17 tetor të vitit 2021, Besmir Shala, kushëriri i Haris Shalës, humbi jetën pasi ishte rrëzuar nga skuteri i tij në rrethrrotullimin Kindu midis Pizës dhe San Xhulianos.

    Në korrik, Besmiri u kujtua nga familja duke mbjellë një pemë ulliri në rrethrrotullimin ku ndodhi aksidenti dhe 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi trondit sërish familjen Shala.