08/12/2024
Botë Shqipëri

Kapet me drogë në Irlandë, shqiptari: Jam biseksual! Në Shqipëri më kërcënojnë

    Një i ri shqiptar është arrestuar nga Policia në Irlandë pasi është kapur me drogë, dhe dyshohet se është pjestarë i një bande kriminale që merret me kultivim narkotikësh.

    Bëhet fjalë për shtetasin Ergis Metaj, i cili kishte porositur drogën nga banda kriminale përmes një pakoje të kamufluar.

    Sipas mediave vendase vlera e drogës që ndodhej brenda pakos nëse do të shitej ishte 119,736 €.

    Metaj ka pretenduar fillimisht se ishte i pafajshëm, duke thënë se kishte marrë si dhuratë një televizor, por më vonë ai ka pranuar se brenda pakos ishte drogë dhe ishte i detyruar ta merrte pasi personit që ja kishte dërguar pakon i kishte një borxh prej 15,000 euro. Sipas tij ky borxh duhej shlyer duke marrë pakon.

    Metaj kishte shkuar në Irlandë me gruan e tij, duke kërkuar azil. I pyetur nga gjyqtari se cila ishte baza e tij për të kërkuar azil në Irlandë, Metaj u përgjigj se kishte një problem me njerëzit në Shqipëri lidhur me fenë e familjes së gruas së tij.

    “Në çfarë kërcënimi jeni?” – Gjykatësi Johnson.

    “Ka të bëjë me seksualitetin tim. Unë jam biseksual” – ka thënë Metaj.

    Më tej ai rrëfeu se në fillimet e tij në Irlandë, kishte punuar si lavazhier, por i duheshin para, pasi kishte marrë 15 mijë euro borxh për t’u larguar nga Shqipëria drejt Irlandës.