28/04/2024
Botë Shqipëri

Theri shqiptarin me thikë, arrestohet autori 31-vjeçar në Angli

    Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë angleze pasi dyshohet si autori kryesor i vrasjes së Bajram Lulit. Sipas mediave vendase mësohet se është arrestuar shtetasi Sabin Manda dhe akuzohet për vrasjen e shqiptarit nga Peqini.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditë më parë ku 27-vjeçari Bajram Luli u gjet i plagosur në automjetin e tij në perëndim të Londrës. Sipas asaj që mediat vendase bënë me dije i riu shqiptar, me origjinë nga Peqini, u gjet rreth orës 17:30  të 11 marsit , i plagosur në automjetin e tij në perëndim të Londrës, në Sudbury Heights Avenue, Greenford.

    Menjëherë i riu shqiptar u dergua në spital, mirëpo fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Luli ishte me origjinë nga Peqini dhe kishte vetëm shumë pak kohë që kishte shkuar në Londër. Trupi i të riut u identifikua nga vetë familjarët e Lulit dy ditë pas ngjarjes.

    Ekzekutimi i Bajram Lulit  çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Në 4 shkurt 2024, Bledi Petraj, u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024.