11/10/2024
Shqipëri

E pazakontë, shqiptari shkon në spital me armë në brez, tmerrohen bluzat e bardha

    Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në spitalin e Fierit, ku një persona ka shkuar për mjekim me armë në brez.

    Një qytetar ka shkuar për një konsultë mjekësore në spitalin në Fier, ku në një moment mjekët dhe infermierët kanë vënë re se personi kishte në brez një send, të ngjashëm me armë zjarri.

    Ashtu të frikësuar bluzat e bardha kanë telefonuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në spital. Kanë qenë rreth 20 policë që kanë rrethuar pacientin, ku kanë konstatuar se arma në brez ishte lodër.

    Qytetari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, për t’u marrë në pyetje dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë.