29/04/2024
Botë Shqipëri

Çudira shqiptare/ Shqiptari transporton drogë me makinën e Policisë

    Një shqiptar është vënë në prangat e Policisë në Igumenicë, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Sipas mediave greke mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, po shpërndante lëndë narkotike me një efektiv policit, 41 vjeç.

    Punonjësi i Policisë po transportonte me mjetin e patrullimit e patrullimit 100 kg kanabis indian.

    Kolegët e tij, të cilët kishin informacione për “ngarkesën” që mbante makina e patrullës, i bënë shenjë të ndalonte, mirëpo 41-vjeçari, i cili kishte pasagjer në mjet edhe shqiptarin, nuk ndaloi dhe vijoi më tej duke rritur shpejtësinë.

    Më pak ai humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me tre vetura të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

    Sipas gazetarit të SKAI-t, Theodosis Panou , drejtuesi i mjetit ishte  kryepolici 41-vjeçar, i cili shërben në Prokurorinë e Narkotikëve në Igumenicë, ndërsa pasagjeri i tij ishte një shqiptar, i po të njëjtës moshë.  Pas kontrolleve efektivët gjetën e sekuestruan brenda mjetit 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gram.

    Në momentin e arrestimit, 41-vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një kryepolic 50-vjeçar, i cili shërbente në Prokurori dhe u arrestua më vonë. Kur po kryhej operacioni, ky i fundit duhej të ishte në krye të detyrës, mirëpo nuk ishte i pranishëm dhe kishte shkuar të konsumonte kafe në një lokal në zonën Sayada të Thesprotisë. Gjithashtu, 50-vjeçari kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij së bashku me shqiptarin po shpërndanin drogën.