05/05/2024
Shqipëri

VIDEO/ “Dil jashtë”, momenti ku shqiptari tenton të përdhunojnë 32-vjeçaren në Greqi

    Media greke ka publikuar pamjet nga ngjarja e shënuar në ishullin Symi të Greqisë, ku një shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare, në lokalin e saj.

    Në pamje shihet se si 30-vjeçari shqiptar ka e ka mbyllur në lokalin e saj 32-vjeçarin dhe ka tentuar që t’i afrohet duke e prekur edhe puthur.

    Në pamje shihet se si gruaja, nënë e dy fëmijëve tenton ta largojë duke e shtyrë e duke i kërkuar të dalë jashtë, madje për ta trembur i ka thënë se në ambiente kishte kamera.

    32-vjeçarja, duke përshkruar makthin që ka jetuar, theksoi: “ Mbylli derën e dyqanit, nuk më linte të dilja dhe më pas, thjesht, u përpoq në mënyrën e tij të më përqafonte, më puthi. Ai fliste në gjuhën e tij, nuk e kuptoja. Thjesht i thashë të dilte dhe të më linte të qetë. Më goditi me shuplakë. Gjatë përplasjes me të godita kokën dhe nuk po ndihesha mirë. Kam disa mavijosje në trup dhe buzë”.

    32-vjeçarja ka arritur të njoftojë autoritetet, për pasojë në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Repartit të Symit. Kur policia ka shkuar për ta arrestuar ai ka kundërshtuar, mendje duke goditur një efektiv. Në fund policia greke ka arritur ta mobilizojnë dhe t’i vënë prangat.

    Shiko (këtu) videon