11/10/2024
Botë Rajon

HORROR/ Foshnja 1 vjeç çohet pa shenja jete në spital, e kishte përdhunuar i ati

    Një ngjarje tronditëse raportohet nga Greqia në ishullin Kos, ku një foshnje është dërguar e pajetë mbrëmë në spital.

    Ka qenë nëna 24-vjeçare që gjatë pasdites së djeshme kishte vënë re se foshnja e saj, rreth 1 vjeç kishte humbur ndjenjat.

    E alarmuar nëna ka nisur të thërrasë për ndihmë. Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar ulërimat e dëshpëruara të 24-vjeçares dhe kanë njoftuar policinë po ashtu edhe ambulancën.

    Në orën 20:25 mbërritën ekipet e shpëtimit të EKAV-it, të cilët konstatuan se foshnja nuk merrte frymë. Në orën 20:32 foshnja është pritur nga mjekët e kujdesshëm të Spitalit të Përgjithshëm të Kos, të cilët kanë konstatuar se fëmija nuk merrte frymë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë në orën 20:45.

    Por mjekët janë shokuar nga ajo që kanë parë në trupin e vogëlushes që ishte i mbushur me mavijosje dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjithashtu gjetën shenja të abuzimit seksual. Mjekët, sipas informacioneve, kanë njoftuar policinë, ku gjatë këqyrjes së trupit kanë konfirmuar edhe atë që kanë raportuar mjekët.

    Të dy, nëna e foshnjës, e cila është shtatzënë, dhe babai u arrestuan dhe u dërguan në pavijon.  Prindërit kanë raportuar pranë autoriteteve se dëmtimet e foshnjës kanë ardhur ose nga goditjet e vëllait të saj dyvjeçar, ose nga disa aksidente, ndërsa për gjurmët e abuzimit seksual e kanë quajtur të pavërtetë dhe “injorancë”.

    Policia ka marrë deklarata si nga fqinjët ashtu edhe nga mjekët. Vlen të theksohet se babai i fëmijës ka qenë më herët në hetim për pornografi.