04/05/2024
Kosovë

Politikane dhe aktore, ja sa është pasuria e deputetes shqiptare

    Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi ka deklaruar pasurinë për vitin 2024. Një proces që po bëhet nga politikanët e Kosovës për të rritur transparencën dhe të luftojë korrupsionin.

    Adriana ka deklaruar se për momentin ka një shpeti me sipërfaqe prej 66 metrash katrorë, një pronë që është në emër të prindërve të saj dhe që kap vlerën e 400 mijë euro.

    Po ashtu ajo njofton se ka mbi 3,600 euro në para të gatshme. Për sa i përket të ardhurave vjetore, ajo ka treguar se pagën e saj si deputete nga Kuvendi i Kosovës arrin shifrën e 20,780 eurove për një vit.

    Po ashtu në listë ka shkuar edhe 14 mijë euro, të cilat i ka fituar nga pjesëmarrja në disa projekte artistike si aktore. Aktorja nuk ka deklaruar makina luksoze apo sende të tjera me vlerë. Një fakt që dëshmon jetën e saj të thjeshtë prej artisteje.

    Kujtojmë që aktorja ka pasur një jetë me sfida shumë të vështira për shkak të problemeve shëndetësore. Por Matoshi na ka treguar se di të luftojë, dhe ti fitojë betejat qoftë dhe me sëmundjen e pabesë.