29/04/2024
Lajme Shqipëri

U përdhunua nga 60-vjeçari, flet vajza e mitur: Me mbajti me zor për disa orë në banesë

    Një ngjarje e rëndë u bë e ditur ditën e sotme, ku një 60-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare.

    16-vjeçarja i ka treguar për ngjarjen e rëndë nënës dhe më pas kanë bërë denoncimin në polici. Nga dëshmia e vajzës mësohet se 60-vjeçar e ka futur të miturën në banesë dhe e ka përdhunuar. Pasi ka kryer aktin e sëmurë shtetasi K.B., 60 vjeç e ka mbajtur të miturën disa orë në banesë.

    Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Vrap të Tiranës, 3 muaj më parë, kur vajza ka qenë 15 vjeç. Sakaq, pretendimet e vajzës janë vërtetuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore nga ku ka rezultuar se e mitura është përdhunuar.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia më herët.