11/10/2024
Botë Shqipëri

EMRI/ Kush është shqiptari që furnizonte me drogë grupin italian

    Një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogës, është goditur nga autoritetet në Itali teksa në pranga kanë rënë 13 persona.

    Sakaq mediat vendase bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe shqiptari Adlis Shyti, 39 vjeç, i hetuar më parë edhe në kuadër të operacionit “Giano” në qershor 2022.

    Shyti siguronte drogë nga Shqipëria dhe e dërgonte në Itali duke e fshehur në kamionë me vende të improvizuara ‘apostafat’ për fshehje të lëndëve narkotike.

    Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuanë, gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.

    Sakaq mësohet se gjatë operacionit, policia ka sekuestruar edhe armë./Latinatu.it