11/10/2024
Botë Shqipëri

EMRI/ U aksidentua me fouristradën e këngëtarit grek, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar

    Një  i ri shqiptar ka humbur jetën paraditen e sotme në Menidi  të Greqisë.

    Mjeti  ku po udhëtonte shqiptari u përplas kokë më kokë me fouristradën e këngëtarit grek Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç dhe më pas devijoi duke i rënë një shtylle.

    Viktima është identifikuar si  Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

    Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehte dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.