18/05/2024
Shqipëri

Zetori bie në kanal, humbin jetën shoferi dhe 21-vjeçari , ishte hallexhi dhe shkonte punonte të nxirrte bukën e gojës

    Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku kanë humbur jetën dy persona.

    Policia njofton se shoferi i një mjeti bujqësor zetor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Për pasojë ka humbur jetën shoferi, shtetasi I. I., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen.

    “Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal”, njofton policia.