21/06/2024
Lajme Maqedoni

Shaholli: Koalicioni i pashpallur “ME KOMITËT IA VLEN”!

    Medai Shaholli

    (Rrëfenja elektorale)

    Pas 8 majit koalicioni i ri “ME KOMITËT IA VLEN”, do ta shpall ngjizjen mes tyre si një koalicion i interesit dhe i makutërisë për para dhe pushtet, ku drejt pushtetit të ri sipas të gjitha parashikimeve do të ngjiten në bordelon qeveritare dy partnerët e rinj, të lidhur prej vitesh mes tyre, me këtë rast pritet që ata ta shpallin “martesën e rregulluar vetëm për letra” për katër vitet që do të vijnë nëse nuk do të ketë grindje mes çitit.

    Dhe kështu, çifti i ri që do të kurorëzohet në bordelon qeveritare “ME KOMITËT IA VLEN”, shpresojnë ta sjellin ndryshimin e shumëpritur për qytetarët me moton :Për më shumë vende të reja të punës, për një shëndetësi falas dhe me dinjitet për çdo të sëmur, për arsim cilësor dhe të pakorruptuar, ku nuk do shiten dhe nuk blihen më diplomat si deri tani, për zhvillim ekonomik dhe mbrojtje sociale për të gjitha shtresat.

    Këto janë sloganet dhe zotimet e bashkimit të partnerëve të rinj për të ardhmen dhe ndryshimin që do të vijë bashkë me ta në katër vitet e ardhshme.

    Dhe pyetja që shtrohet natyrshëm është : -Si do ta sjellin ndryshimin komitët e Mickos me këta që nuk vlejnë pesë pare?
    -Duke drejtuar makinën qeveritare drejt kremlinit?
    -A do pranojnë partnerët e rinj që në ndryshimet kushtetuese të hiqet nofka e turpit ndaj shqiptarëve si 20%?
    Ky vallë na qënkësh ndryshimi që sapo ka filluar?

    Si duken gjërat në kampin opozitar do kthehemi nga Lindja!
    Nëse jo, ahere cili është ndryshimi që thonë se do të ndodh së shpejti?
    Ndaj, tashmë mund të thuhet lirisht se me partnerët e rinj “ME KOMITËT IA VLEN”, Moska është një hap pranë, ku Brukseli ka mbetur në pritje!

    Më 9 maj vjen ndryshimi!