27/04/2024
Maqedoni

VIDEO/ Arben Taravari në delir, ngatërron fjalët duke lexuar shqip

    Ish-kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, vazhdon të jetë në delir dhe të ëndërrojë fitoren e zgjedhjeve. Së fundmi, ai ka dalë në një deklaratë për mediat duke folur si “presidenti i ardhshëm”. Në mendjen e tij Taravari e ka bërë fakt të ktyer fitoren, duke harruar që sondazhet vërtetojnë të kundërtën.

    “Një pjesë të kabinetit tim si presidenti i ardhshëm si president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Me mua president pas fitores të 8 maji presidenca do jetë institucion i hapur. Sot po vazhdojmë me zgjerimin e ekipit tim”, thotë Taravari, ndërkohë në videon e mëposhtme do të vini re që gjatë fjalimit të tij ai ngatërrohet dhe duke e dëgjuar të krijon përshtypjen se “nuk di as të lexojë shqip”.