27/04/2024
Lajme Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët për 5 deputetë, NEWS33 mëson 5 EMRAT, ja kush do të kandidojë dhe në cilat ZONA!

    Në mbledhjen e mbajtur këtë të enjte Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët votoi me 115 vota pro bashkimin me koalicionin Fronti Europian. Ashtu si dhe bëmë me dije më herët marrëveshja që Sela arriti me Ali Ahmetin është për 5 deputetë.

    Por, cilët janë ata? Burime për newsë33.tv bëjnë me dije se në në zonën 5 do të kandidojë vetë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ndërkohë, në zonën 6 numërin 3 do e ketë Ilire Dauti, ndërsa numrin 7 do e ketë ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.

    Ndërsa, zona 1 i është besuar Elmi Azirit i cili në listë do të ketë numrin 4.  Naim Bajrami do të kandidojë në zonën 3 me numrin 4 në listë.