12/10/2024
Lajme Maqedoni

Gjykata i dha vulën e Aleancës për Shqiptarët, reagon Ziadin Sela: S’kishte si të ndodhte ndryshe!

    Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Tetovës që vula t’i takojë fraksionit të tij, teksa shton se i njëjti është dashur të merrej me kohë.

    Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Sela ka thënë se shumë njerëz i kanë thënë se “ti je vetë vula e Aleancës për Shqiptarët”.

    Ai thekson se vendimi është i drejtë, ku partia kthehet atje ku përket.

    “Se kam parë akoma dokumentin, vendimin e Gjykatës. Jam i informuar nga avokati që na ka përfaqësuar që ne e kemi fituar se s’kishte si ndryshe… e shoh të vonuar për shkak se vendimi është dashur të merrej me kohë. Sido që të jetë më mirë vonë se kurrë, për ne është shumë i rëndësishëm ky vendim, është vendim i drejtë, është vendim që kthehet partia atje ku përket, në debatin e kaluar dhe në debatet e tjera ku kam marrë pjesë gjatë kësaj periudhe, shumë njerëz më kanë thënë që ti je vetë vula e Aleancës për Shqiptarët dhe më vjen mirë që ideatori bëhet bashkë edhe me atë që takon, me vulën e partisë”, u shpreh Sela.