27/04/2024
Lajme Maqedoni

Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti bashkë drejt fitores! Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja

    Tanimë s’ ka më aludime dhe as dyshime, Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti kanë shtrënguar duart dhe janë bashkuar për fitore. Dy nga figurat më të rëndësishme politike në Maqedoninë e Veriut kanë rënë dakort për të qenë bashkë në rrugën drejt fitores, shkruan news33.tv.

    Në mbledhjen e mbajtur këtë të enjte Kuvendi Qendror i ASH-së votoi me 115 vota pro dhe një kundër për bashkimin me koalicionin Frontin Europian.  Oferta është që Selës t’ i jepen 5 deputetë, ndërkohë emrat e kandidatëve do të bëhen me dije më herët.

    Ndërkohë, burime për neës33 bëjnë me dije se ditën e shtunë rreth orës 20:30 në Gostivar kjo marrëveshje do të finalizohet me nënshkrimin mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së.