04/05/2024
Lajme Maqedoni

BDI i jep besën veteranëve, publikohet LISTA e kandidatëve

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar disa nga bartësit e listave në të gjitha zonat zgjedhore ku garojnë shqiptarët në Maqedoni.
    Ajo që vihet re, partia e Ahmetit kësaj rradhe ka vendosur që ti jap besimin veteranëve apo gjeneratës më të moshuar për ti përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Maqedonisë.

    Këtu përjashtim bën mjeku Ilir Hasani, i cili i përket gjeneratës më të re dhe nënkryetarja e BDI-së, Arbana Pasholli.

    Në zonë e parë zgjedhore bartës liste do të jetë Blerim Bexheti ndërsa pas tij renditet Ilir Hasani.

    Në njësinë e dytë zgjedhore bartës liste do të jetë Sadulla Duraku dhe Diana Toska…

    Në zonën e 5 zgjedhore bartës liste do të jetë Ziadin Sela nga Ash, i pasuar nga Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jahoski…

    Në zonën e 6 zgjedhore prin Ali Ahmeti, i pasuar nga Talat Xhaferi, Iire Dauti nga ASH krahu u Selës dhe , Menduh Thaçi nga PDSH.