29/04/2024
Shqipëri

Tronditen familjarët e të riut shqiptar, e gjejnë 22 vjeçarin të varur në oborrin e shtëpisë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pluk të Lushnjës, ku një i ri ka vendosur t’i japë fund jetës. Sipas informacionit paraprak të policisë mësohet se 22-vjeçari me ininciale K.H u gjet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës.

    Dyshohet se i riu ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Lushnjë/Informacion paraprak

    Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtatasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.