08/12/2024
Maqedoni

Si në ndonjë film aksion – komedi! Policia po heton vjedhjen e kasafortës në Cërniçë të Shkupit

    Edhe pse alarmi bënte zhurmë të madhe, saqë zgjoi gjithë lagjen në këmbë, kjo nuk i ndali vjedhësit ta çojnë deri në fund punën që kishin nisur.

    Katër persona, thyen dyert e një marketi në lagjen Cërrnicë të Shkupit, nga ku nxorën një kasafortë.

    E fusin në bagazhin e makinës të cilën e kishin parashikuar ta kryenin vjedhjen, por që në fakt duket pak e vogël për një kasafortë aq të madhe.

    Pasi e ngarkuan, duke ikur, plaçka u ra nga bagazhi.

    Nuk dihet se kujt i përkiste kasaforta, çfarë ka pasur në të dhe vlera e dëmit material të shkaktuar nga kjo grabitje.