27/04/2024
Lajme Maqedoni

Sela: Mandatet e ASH-së do të rriten me “Frontin Europian”, ia vlen të diskutohet për bashkëpunim edhe për zgjedhjet lokale

    Pasi Kuvendi vendosi që ASH të bëhet pjesë e Frontit Europian, kreu i kësaj force politike, Ziadin Sela tha se përmes koalicionit ASH pretendon të marrë minimum 5 deputetë në zgjedhjet parlamentare.

    Sela tha se ka sinjale që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.

    “Mandatet e Aleancës për Shqiptarët do të rriten edhe rezultat i zgjedhjeve, por unë e kam thënë edhe në një paraqitje tjetër oferta është që minimumi, ASH do të ketë grup parlamentar si rezultat i zgjedhjeve të cilat do të ndodhin. Nuk kemi diskutuar edhe për zgjedhjet lokale, kemi diskutuar për zgjedhjet parlamentare, listat e përbashkëta në kuadër të Frontit Europian dhe natyrisht që sinjalet janë që ia vlen të diskutohet një bashkëpunim i tillë edhe për zgjedhjet lokale por sot nuk ishte objekt diskutimi”, tha mes tjerash Sela.