02/05/2024
Lajme Maqedoni

FOTO/ Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

    Në Portin e Selanikut në Greqi kanë arritur automjetet, të cilat janë donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Armata e Maqedonisë së Veriut.

    “Kanë arritur automjetet ushtarake jo luftarake që aleati ynë i NATO-s, Mbretëria e Norvegjisë na dhuroi si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh. Së shpejti, pas transportit nga porti i Selanikut, pjesë e njësive tona do të jenë 40 kamionë dhe 36 automjete të lehta këmbësorie, duke forcuar kështu kapacitetet tona të ushtrisë. Faleminderit 🇧🇻 Më të fortë së bashku! 🇲🇰 🇧🇻”, thuhet në njoftimin e Armatës së RMV-së.