02/05/2024
Botë

Gruaja shtrëngon trupin e pajetë të mbesës 5-vjeçare, imazhi prekës nga Gaza zgjidhet foto e vitit

    Fotoja e gruas palestineze që mban në krahë trupin e pajetë të mbesës së saj, të mbuluar me qefin, është vlerësuar me çmimin e parë të World Press Photo.

    Fotoja është shkrepur nga fotoreporteri i Reuters, Mohammed Salem, dhe tregon një grua të quajtur Inas Maamr e cila përqafon trupin e mbesës së saj pesëvjeçare, Sallyu, e cila u vra së bashku me nënën dhe motrën e saj nga një raketë izraelite e cila goditi shtëpinë e tyre në Khan Younes në tetor.

    Mohammed Salem ndodhej në spitalin Nasser në Khan Younes më 17 tetor kur pa gruan Inas Abu Maamar në morg duke mbajtur trupin e vajzës së vdekur fort në krahë.

    Fotoja është bërë 10 ditë pas fillimit të luftës në Gaza.

    “Ishte një moment i trishtë dhe ndjeva se imazhi përmbledh në një kuptim të gjerë atë që po ndodhte në Rripin e Gazës”, tha Mohammed Salem, sipas njoftimit të World Press Photo.