Bujar Osmani i propozuari nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka arritur që të grumbullojë 10 mijë firmat e nevojshme për konfirmimin e kanididaturës për Presidentin e Maqedonisë.
Osmani ka postuar një video-mesazh, ku shihet krah familjes, bashkëshortes dhe tre fëmijëve teksa falënderon të gjitha ata që i besuan dhe e mbështetën, shkruan news33.tv.
“Përshëndetje miq. Lajmi se janë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime më gjeti këtu në ambient familjar, deri sa po merrja edhe aprovimin e familjes sime, tani me mbështetjen e Valbonës, Elizës, Malit dhe Luanit dhe me mbi 10 mijë nënshkrime që u mblodhën në afat rekord për dy ditë punë
Është mirënjohja më e madhe për mua por para së gjithash përgjegjësi e madhe që t’i futem me seriozitet më të madh kësaj gare historike për President të Maqedonisë së Veriut.
Dëshiroj të kemi një fushatë pozitive, një garë idesh dhe veprash. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e secilit prej jush”, tha Osmani.