29/04/2024
Lajme Rajon

Anëtar i një grupi kriminal, vritet para syve të së motrës shqiptari Edmond Mustafa

    Një ngjarje e rëndë u shënua sot të Tivar në Mal të Zi, ku është ekzekutuar me armë zjarri Edmond Mustafa, shkruan news33.tv.

    Mediat malazeze raportuan se Mustafa në momentin e ngjarjes ishte duke pirë kafe me të motrën. Në momentin kur kanë dalë nga lokali dhe janë nisur drejt makinës, autori i cili kishte planifikuar vrasjen u afrua dhe e qëlloi me breshëri plumbash  Edmond Mustafën.

    Pasi ka qëlluar për vdekje shqiptarin, autori është larguar me motoçikletë nga Ulica Maršala Tita. Dëshmitarët okularë thonë se vrasësi i është afruar Mustafës nga prapa dhe ka qëlluar në një distancë prej 10 metrash. Motra e tmerruar nga ngjarja ka nisur të ulërasë dhe të kërkonte ndihmë për të vëllain.

    Foto nga vendi i ngjarjes
    Foto nga vendi i ngjarjes

     

    FotoArkiv/ Edmond Mustafa