Një ngjarje e rëndë po aq dhe horror ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se autoritetet kanë gjetur në Janinë trupin e pajetë të një shtetasi.
Trupi i këtij shtetasi, identiteti i të cilit ende duk dihet, u gjet mëngjesin e kësaj të premte i mbështjellë me qese mbeturinash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa busti ishte i lënë jashtë.
Gjithashtu, në dorën e majtë të tij ishin vendosur pranga, ndërsa në dorën tjetër i ishte vendosur një armë zjarri.
Referuar informacioneve të bëra me dije nga autoritetet vendase nga kqyrja paraprake ka rezultuar se në trupin e tij ka lëndime, mirëpo deri mëë tani nuk janë bërë të ditura detaje e tjera, pasi pritet raporti përfundimtar i ekspertit mjekoligjor.
Si duket autorët kanë kryer vrasjen në tjetër vend dhe më pas trupin e këtij shtetasi e kanë zhvendosur në vendin ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm.