09/05/2024
Lajme Maqedoni

Sondazhi i MKD: Taravari “i pa shpresë”, fitues është Bujar Osmani

    Pas anketës së IPIS, fitues në garën për president Bujar Osmanin e nxjerr edhe sondazhi i realizuar nga portal në gjuhën maqedonase, mkd.mk.

    Qytetarët shqiptarë të anketuar kanë vlerësuar lartë kandidaturën e doctor Bujar Osmanit, para kandidatit të opozitës, Arben Taravari.

    Në pyetjen se cilin kandidat do ta votoni në këto zgjedhje presidenciale, Bujar Osmani ka marrë 7.9% të mbështetjes së qytetarëve, përdallim nga Taravari i cili ka marrë 5.8%.

    Fitues Osmani përball Taravarit është edhe në pyetjen se,… Cili kandidat i fiton zgjedhjet presidenciale?

    Në kampin politik shqiptar, Bujar Osmani është para Taravarit, respektivisht, kandidati i Frontit Europian ka 3.6% të mbështetjes së qytetarëve kurse kandidati tjetër i përkrahur nga opozita ka 2.6% të gjasave për të fituar.