17/05/2024
Lajme Shqipëri

TRONDITËSE/ Vranë babain me 4 plumba, vëlla e motër dyshohet se kishin lidhje intime

    Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij, vijon të jetë e mbushur me mister, se çfarë i shtyu ata të vrisnin babain e tyre.

    Gazetari Ervin Leka për “Real Story” në ABC News foli për ngjarjen e rëndë, teksa tregoi edhe pistat që po heton policia.

    Ai tha se motivi dyshohet se është shumë i rëndë, gazetari u shpreh se fillimisht dyshohej se vajza mund të ishte përdhunuar, por kjo pistë ra pas ekspertizës mjeko-ligjore.

    Leka u shpreh se tashmë po hetohet pista për incest brenda familjes mes vëllait të madh, Hysen Meta dhe motrës 19-vjeçare Hygerta Meta.

    Motivi duhet të jetë shumë i rëndë pasi kemi një baba të vrarë. Disa pista ishte ato të përdhunimit, por kjo ka rënë poshtë sepse vajzës i është nënshtruar një ekspertizë mjekoligjore dhe nuk është abuzuar seksualisht. Por burime kofindenciale nga grupi hetimor dyshohet një incest që mund të ketë ndodhur në familje, mes Hygerta Metës dhe Hysen Metës.

    Ky është një zgjerim i pistës së mëparshme që kanë nisur edhe pas kontradiktave të dëshmive të dhëna deri tani. Sipas policisë së Durrësit diçka ka pasur edhe më herët në atë familje që ka trazuar gjakrat deri në aktin e ndodhur. Përfshirja dhe autorësia e Hysen Metës është vërtetuar me prova. Pasi ka rezultuar se është Hysen Meta ai ka qëlluar në drejtim të të atit”, tha ai.