08/12/2024
Lajme Shqipëri

Fati tragjik i “endacakut”, përplaset nga mjeti teksa ishte duke ecur me dy thasë në duar

    Flamur Merzheku 60 vjeç, i njohur si endacaku i Grabianit, është aksidentuar në aksin Grabjan- Tre Urat.  Burime për news33.tv bëjnë me dije se në momentin e aksidentit ai ishte duke ecur në këmbë dhe mbante dy thasë në duar.

    Sipas informacioneve paraprake mësohet se mjet i cili aksidentoi 60-vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Pas aksidentit Merzheku është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjeëskore.

    60 vjeçari vinte dhe ikte në këmbë nga  Grabiani në Lushnje duke ecur gati 30 km .

    Endacaku njihet nga të gjithë si burri që këndon nëpër rrugë, sepse ulej nëpër trotuare dhe ia merrte këngës.