27/07/2024
Maqedoni

VIDEO/ Taravari i zhgënjyer në Strugë në hapjen e Shtabit, vetëm struganë nuk shihte

    Të paktë kanë qenë ata qytetarë të cilët morën pjesë në hapjen e Shtabit në Strugë  këtë të djelë nga ish-kreu i ASH-së, Arben Taravari.

    Siç shihet dhe nga pamjet struganët kanë vendosur mos të përkrahin Taravarin dhe kjo është e dukshme dhe në fytyrën e ish-kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, i cili është përpjekur që të kamuflojë zhgënjimin me buzeqeshje të ngrirë në fytyrë.

    Ndryshe nga ajo çfarë priste Taravari, struganët nuk kanë marrë pjesë në këtë takim i cili ishte lajmëruar më herët nga ish-kreu i ASH-së, duke e lënë të zhvillojë këtë mbledhje vetëm me njerëzit që i merr me vete kudo ku dhe shkon. Është e qartë që struganët kanë bojkotuar këtë takim me Taravarin dhe janë të vendosur të nxjerrin partinë ashtu si dhe thonë nga llumi që ai e ka zhytur, shkruan news33.tv.