10/05/2024
Shqipëri

Çmendet 40-vjeçari, godet me sende mjetin që grumbullon mbeturinat dhe rreh shoferin

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë, ku një 40-vjeçar ka goditur me sende të forta automjetin që grumbullon mbeturinat e qytetit.

    Jo vetëm kaq shtetasi I. L., 40 vjeç, pasi ka sulmuar mjetin ka dhunuar edhe shoferin e këtij mjeti për motive të dobëta.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. L., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin që grumbullon mbeturinat e qytetit dhe drejtuesin e këtij automjeti”, njofton policia.