29/04/2024
ShowBiz

Tha se e bija nuk e kishte takuar të atin, del “sheshit” mashtrimi i Ilnisës, publikohen fotot e vajzës me të atin

    Rrëfimi prekës i Ilnisës, dashur pa dashur preku shumë prej shqiptarëve të cilët ndoqën spektaklin e së shtunës. Banorja e Big Brother Vip 3, rrëfeu mes lotësh jetën e saj, pemën e familjes, ku dhe nuk qëndroi pa folur dhe për të voglën, Anaisin, e cila ashtu si dhe gazetarja e ka thënë shpesh herë është motivi dhe forca që ajo jeton.

    Edhe më herët, Ilnisa ka treguar se vogëlushja e saj nuk e ka njohur të atin. Ndërkohë, në rrëfimin e saj banorja zbuloi se martesa me babain e Anaisit zgjati shumë pak dhe kanë qenë prindërit e saj ata të cilët rritën mbesën e tyre.

    “Kjo nevojë e madhe e imja erdhi si një dhuratë me emrin Anais. E cila në fakt në jetën e saj ka të gjithë pjesëtarët e familjes, por mungon figura atërore .Anaisi nuk e ka njohur të atin, martesa ime zgjati shumë pak, nuk zgjati as një vit. Kthehem në shtëpinë e prindërve me një bebe të vogël në krahë dhe Goni dhe Moza u bënë me një fëmijë të tretë. Pyetja më e shpeshtë që i bëhet një fëmije është ‘Po babain ku e ke?’ dhe jemi munduar të gjithë që kjo pjesë të mos ndikojë te Anaisi”, rrëfeu Ilnisa mes lotësh.

    Por, së fundmi në rrjet me shpejtësi po qarkullojnë disa foto të cilat hedhin poshtë të gjithë historinë e Ilnisës, duke filluar nga deklarata e bërë më herët se nuk ishte veshur nuse dhe deri te fakti që vajza e saj është rritur pa figurën atërore.

    Ilnisa me ish-bashkeshortin
    Ilnisa me ish-bashkeshortin
    Ilnisa me ish-bashkeshortin
    Ilnisa me ish-bashkeshortin

     

    Në fotot e publikuara Ilnisa shihet e veshur nuse, krah partnerit të saj, babait të vogëlushes. Ndërsa, në fotot e tjera shfaqet e bija, Anais, së bashku me të atin.

    Anais me te atin
    Anais me te atin
    Anaisi me te atin