21/06/2024
ShowBiz

Luiz Ejlli brenda Big Brother VIP, produksioni harron dhe “lejon” këngëtarin të thyejë rregullin kryesor

    Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në Big Brother VIP 3 mbrëmjen e së shtunës si i ftuar special për të komentuar dinamikat dhe ngjarjet e fundit në këtë format, i cili ndryshe nga vjet nuk po ngjall aq interes dhe kuriozitet te shqiptarët.

    Pas fitores së tij sezonin e kaluar Luizi është kthyer në një nga figurat më të dashura për publikun dhe hyrja e tij brenda në shtëpi u prit me kuriozitet dhe emocione nga mijëra shqiptarë. Gjatë spektaklit të së shtunës, Luizi komentoi, ironizoi si dhe kritikoi banorët, duke mos kursyer askënd. Pasi i “kriposi” me kritika, fituesi i Big Brother Vip 2 u fut brenda në shtëpi për t’i “sheqerosur” me këngën e tij më të re “Kcen”.

    Por, ajo çfarë nuk u vu re nga publiku është se ai theu një nga rregullat më kryesorë të këtij programi, u fut brenda më orë në dorë gjë e cila nuk lejohet.

    Kjo gjë mesa duket nuk është vënë re dhe nga produksioni i cili e lejoi këtë gjë.