27/07/2024
ShowBiz

Hyrje të reja në Big Brother të shtunën, në shtëpinë e madhe futet edhe Luiz Ejlli

    E shtuna e “prime-t” të Big Brother VIP3 pritet të jetë e mbushur me surpriza. Në shtëpinë e madhe do të futet një banor i ri që do të nisë garën  për çmimin e madh, por jo vetëm kaq, në Big Brother do futet edhe fituesi i vjetshëm i këtij realityshow, Luiz Ejlli.

    Luizi do të hyjë në shtëpinë e madhe, jo si konkurrent, por si i ftuar që do të jetë i pranishëm gjatë gjithë mbrëmjes, e ku nuk do mungojnë edhe këngët e tij.

    “Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha moderatori, Ledion Liço.

    Kujtojmë që në nominim këtë javë janë Françeska, Ilnisa, Roza dhe Sara Karaj, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.