18/05/2024
Shqipëri

Ndodh edhe kjo! 66-vjeçari pret pemën, lë pa drita tërë fshatin

    Një rast i paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës.

    Një 66-vjeçar, ka lënë pa drita gjithë fshatin dhe shkak për këtë është bërë prerja e një peme. Mësohet se shtetasi Ç.H., ka prerë një pemë, e cila ka rënë mbi telat e energjisë elektrike. Kjo më pas ka shkaktuar mungesën e energjisë.

    Ndaj 66-vjeçarit ka nisur një procedim në gjendje të lirë, teksa materialet u referuan në Prokurori nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës.