29/04/2024
Lajme Maqedoni

Muaji i shenjtë i Ramazanit, Ziadin Sela uron besimtarë: Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara

    Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar besimtarët myslimanë të kenë agjërim të lehtë dhe lutje të pranuar.

    Në muajin e shenjtë të Ramazanit, Sela u uron të kenë begati në sofrën e çdo familje dhe dashuri e harmoni në shtëpitë e tyre.

    Postimi i plotë:

    Të dashur bashkëkombas, besimtarë musliman

    Bashkërisht po kalojmë shumë sfida e ndajmë shumë gëzime. Sonte hyjmë në muajin e shenjtë e të bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe mëshirës, dashurisë e solidaritetit.

    Uroj të keni agjërim të lehtë, lutje të pranuara dhe shpërblime e mirësi nga Zoti. Nga zemra ju dëshiroj të keni begati në sofrën e çdo familje dhe dashuri e harmoni në çdo shtëpi!