12/10/2024
Shqipëri

Vritet me thikë 19-vjeçari në qendër të qytetit, pas shkollës shkonte punonte kamarier

    Grei Bihuci është 19-vjeçari i cili mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 11:30 të kësaj të hëne në qendër të qytetit të Fierit. Debati mes dy të rinjve agravoi deri në përdorimin e thikës. 18-vjeçari, Florjan Muka qëlloi me thikë 19-vjeçarin i cili fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

    Burime për mediat bëjnë me dije se sherri mes tyre dyshohet se nisi në rrjetet sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

    Grei Bihuci, ishte nxënës në shkollën profesionale “Petro Sota”. I riu ditën e sotme kishte bërë 2 orë mësim dhe ishte larguar nga shkolla. Ndërkohë, mësohet se ai pas shkollës, pasdite punonte si kamarier në një nga pastiçeritë e qytetit të Fierit.