Ishte në ballkon me prindërit, 3-vjeçarja bie nga kati i shtatë i pallatit
Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës. Një vajzë 3 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i apartamentit, në katin e shtatë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.07 në lagjen nr. 13 të Durrësit.