16/05/2024
Lajme ShowBiz Shqipëri

Me pranga në duar, momenti kur policia futet në Big Brother dhe arreston Liam Osmanin

    Arrestimi i Liam Osmanit brenda Big Brother VIP Albania ishte kryefjalë e mediave ditën e djeshme. Një ditë pas arrestimit të Liamit brenda BBV3, kanë dalë edhe pamjet e arrestimit.

    Në emisionin e “Top Story” janë publikuar pamjet, ku shihet momenti kur operacionalja merr me pranga Liam Osmanin, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte futur në shtëpinë e madhe.

    Kujtojmë që Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

    Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.