10/05/2024
Botë Lajme

AKSIDENT I FRIKSHËM, Me shpejtësi të madhe 33-vjeçari përplas 17 këmbësorë

     

    Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qendër të Szczecinit në Poloni, shkruan news33.tv.

    Sipas mediave të huaja mësohet se një shofer duke ecur me shpejtësi shumë të lartë ka përplasur një grup këmbësorësh të cilët po kalonin rrugën. Pasi shkaktoi aksidentin tragjik, shoferi u larguan ag vendi i ngjarjes, mirëpo pas disa orësh ai u kap nga policia.

    Nga aksidenti janë lënduar 17 persona, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Në momentin që është larguar nga vendi i ngjarjes shoferi 33-vjeçar ka përplasur edhe 4 makina të tjera, shkruan news33.tv.