08/12/2024
Lajme Maqedoni

Funksionarëve i’u rritet paga minimalisht

    E teksa e gjithë bota është në krizë dhe më së shumti janë qytetarët ata të cilët e përjtojnë, pushtetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që të rrisin pagat, shkruan news33.tv.

    Një pjesë e zyrtarëve nga rroga e shkurtit do të marrin rritje minimale prej 500 denarësh, të tjerët deri në 2000 denarë. Paga bazë është paga mesatare në vitin paraprak, e cila për vitin 2023 ishte 36.614 neto. Vitin e ardhshëm kur do të rritet baza, bashkë me të rriten dhe pagat e funksionarëve të shtetit.

    Me ndryshimin e pakos së 6 ligjeve që hynë në fuqi, pagat e funksionarëve janë korrigjuar që nga shkurti. Profesori ekonomik, taninë pension Sami Bislimi për Alsat, është shprehur se këto ndryshime ligjore janë bërë vetëm për të zbutur revoltën e qytetarëve për të mos reaguar më ndaj rritjes enorme prej 78%. Ai thotë se për qytetarët pagat e funksionarëve janë e keqja më e vogël krahasuar sipas tij me vjedhje të tjera.

    “Nuk shoh, si mundet që Kuvendi kinse po zbret koeficientin e pagave të funksionarëve, a kjo nuk paraqet asnjë zbritje, kjo është vetëm formale. Si ka mundësi të kemi një udhëheqësi të tillë, e cila nuk vepron në interes të shtetit dhe të qytetarëve. Kemi rroga Evropiane të funksionarëve, kurse rrogat e punëtorëve janë Afrikane. Këta janë funksionarë të rastit që iu ka dhënë shansi të bëjnë para, të përfitojnë pasuri me rroga, me tenderë, me gjëra të ndryshme dhe po e shfrytëzojnë rastin sepse populli ynë gjithmonë e ka bërë traditë të ecë me kokë ulur”, tha Sami Bislimi, ekspert ekonomik.

    Për ekspertët ekonomikë kjo po bohet për të zbutur revoltën e qytetarëve, të cilët ishin kundër rritjes për 78% të pagave të funksionarëve. Dhe kjo tani u la në harresë duke u përpjekur që me ndryshime ligjore të ulet koeficienti i pagave në mënyrë që mos tu rriten edhe për 15% më shumë pagat e 1060 të zgjedhurve dhe të emëruarave.

    Madje 200 drejtorë të emëruar drejtpërdrejtë nga Qeveria do të mbeten në vullnetin e ekzekutivit nëse do të merret vendim për uljen e koeficientit të pagave të tyre për mos të pasur rritje shtesë nga rrogat e marsit, pasi që nuk përfshihen në asnjërin nga këto 6 ligje aktuale.