08/11/2024
Maqedoni

Bajrami: Fronti Europian fiton bindshëm, më 8 maj merr 25 deputet

    Ish ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Xhelil Bajrami përmes një postimi në “Facebook”, ka vlerësuar se zgjedhjet e 8 majit bindshëm do ti fitojë Bashkimi Demokratik për Integrim që është edhe udhëheqëse e “Frontit Europian”.

    Pa u hamendur, ish zyrtari i lartë i Partisë Demokratike Shqiptare, që sot gjithashtu është pjesë e këtij fronti ka dhënë edhe numrat që sipas tij pritet ti marrë fronti që edhe njëher përsërisim, sipas tij do të jetë fitore historike, njofton indeks.mk

    Duke numëruar votat nga zgjedhjet e fundit, Bajrami thotë se “Fronti Europian” do të ketë në përgjithësi 170 mijë vota.

    Flet edhe për rëndësinë historike që ka Ali Ahmeti në skenën politike.

    Përfundon se “Fronti” në këto zgjedhje do të marrë 25 deputet./indeks.mk/

    Shkrimi i plotë:

    Ali Ahmeti…
    Fronti Europian Rritet me mbi 60 mije vota plus.
    Ziadin Sela 30 mijë.
    Menduh Thaçi 7 mijë.
    Zejdi 10 mijë.
    Arjaniti 4 mijë.
    Bejxhani 8 mijë.
    Dudush 4 mijë.
    Boshnjakët 3 mijë.
    Shto këtu edhe 110 mijë të BDI-së gjithsej mbi 170 mijë vota dalin me 24 Prill kundrejt 60 mijë votave për Taravarin e Vetvendosje-VLEN, kam bindje që në dy javët ne vazhdim VLEN-it do i avullojne më së paku 10 mijë vota duke kaluar tek fituesi absolut i këtyre zgjedhjeve Fronti Europian! Shqiptarët në kto zgjedhje historike duhet ta ndalin Projektin anti/Shqiptarë,anti/NATO,anti/BE…Të udhëhequr nga lokomotiva e së keqes VMRO-DPMNE, dhe e mbështetur nga Vagoni i fundit VLEN.
    Politika është shkencë, është Art,e Ali Ahmeti është i pari i kësaj shkence në Republikën e Maqedonisë së Veriut,sepse është lideri që ka prit e përcjellë 9 kryeministra ne RMV, deri tani…
    Surpriza e madhe po vjen nga Ali Ahmeti + 25 deputet.