21/05/2024
Lajme Maqedoni

VLEN kukull në duart e Kurtit, Baton Haxhiu bën deklaratën e fortë: Albini dëshiron faktor të dobët politik në Maqedoni që t’i menaxhojë, ata s’janë të aftë

    Analisti Baton Haxhiu ka bërë deklaratën e fortë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron faktor të dobët politik në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas Haxhiut për këtë arsye Kurti ka udhëhequr VLEN-in duke qenë se i sheh të dobët dhe të menaxhueshëm. Më tej ai shtoi se VLEN nuk janë të aftë për të bërë të mundur ndryshimet Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, shkruan news33.tv.

    “Albin Kurti e do një faktor të dobët në politikë në Maqedoni, që ai të jetë i fortë për të negociuar me Maqedoninë. Kjo është një farë Vuçizimi.

    VLEN  nuk është për atë punë, për ndryshimet Kushtetuese”, tha ndër të tjera Haxhiu.