21/05/2024
Lajme Maqedoni

Zëdhënësi i VLEN akuzon Menduhin që s’është shqiptar, i kthehet Thaçi: Unë kam mbiemrin e fisit më të madh, Taravari është turk

    Menduh Thaçi i ftuar mbrëmjen e sotme në OPINION, ku dhe po diskutohet situata politike në Maqedoni foli lidhur me VLEN, se si janë bërë bashkë.

    Thaçi u ndal te Arben Taravari për të cilin tha se është turk. Ndërkohë kjo deklaratë e tij u përgenjështrua nga zëdhënësi i VLEN, i cili tha se Arben Taravari ka emër shqiptar, ndërsa Menduh Thaçi nuk është i tillë, shkruan news33.tv.

    Kjo deklaratë e tij shkaktoi të qeshura në studio duke thënë se mbiemri Thaçi është mbiemri i fisit më të madh në Kosovë.

    “Unë e kam mbiemrin e fisit më të madh shqiptar”, tha Thaçi.