21/05/2024
Lajme Maqedoni

Menduh Thaçi: 30 vite në politikë dhe s’ jam lodhur, Maqedonia e Shqipëria nuk ndahen, nëse ngec njëra e tjetra bën hapa mbrapa

     

    Menduh Thaçi I ftuar këtë të martë në emisionin Opinion ka folur lidhur me situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Duke theksuar se Maqedonia dhe Shqipëria nuk mund të ndahen, Thaçi tha se nëse në Maqedoni do të ketë ngecje atëhere do të ketë dhe në Tiranën zyrtare.

    I ndalur të zgjedhjet e 8 majit Thaçi tha se rëndësia e shqiptarëve në këto zgjedhje është tejet i madh, shkruan news33.tv.

    “1994..30 vite që bëj zgjedhje. Nuk jam lodhur. Maqedonia karakterizohet nga tensionim vtë herëpashershëm.

    Rruga e Shqipërisë dhe e Maqedonisë nuk ndahet. Nëse ka ecje mbrapa për Maqedoninë ka dhe për Shqipërinë. Jemi më  shumë se 30% sjhqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë nëse ngelin jashtë kthehemi në pikën zero.

    Opozita maqedonase i fiton zgjedhjet. 40% e qytetarëve ky numër është i pamundur pa pjesëmarrjen e shqiptarëve. Fjalori i përdor nga opozita është kundër shqiptarëve.49% është dalja në raudin e parë dhe në atë 49% janë 25% shqiptarë”, tha ai.